Vazhdon gjykimi për organizatorët e “27 prillit”

08:54 | 12 Mars 2021
Arbresh.info

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për organizatorët e ngjarjeve në Kuvend më 27 prill të vitit 2017.

Në seancën e sotme duhet të dëshmojnë tre dëshmitarë të propozuar nga mbrojtja e Mile Janakieskit, pas çka do të prezantohen dëshmi si dhe disa video materiale.

Rasti gjendet në procedurën e dëshmive dhe e udhëheq gjykatësi Ilija Trpkov, derisa përfaqësues i prokurorisë është Vilma Ruskoska.

Të akuzuar në këtë rast janë ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish ministrat për transport dhe lidhje dhe për arsim, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski si dhe ish shefi i DSK-së Vlladimir Atanasovski./alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme