Google ADS

66 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës

09:05 | 12 Mars 2021
V. S.

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 66 pacientë me COVID-19.

Sipas një njoftimi thuhet se sa i përket gjendjes së pacientëve dy pacientë janë në respirator (CPAP), 46 pacientë janë në oksigjeno terapi ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Siç bëhet e ditur në njoftim gjatë 24 orëve janë shëruar tre pacientë nga COVID-19.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 240 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

“Pesë lindje kanë qenë dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 3 lindje normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 4 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore. 256 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,610 analiza, ndërsa janë kryer 10 operacione”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme