Një nga arsyet kryesore pse njerëzit sot janë më shpesh beqarë sesa në një marrëdhënie është se ata thjesht nuk dinë si të joshin palën tjetër, tregoi një studim i ri i botuar në revistën “Personaliteti dhe Dallimet Individuale”.
Në mënyrë që të jenë në gjendje të tërheqin dikë, ata duhet të dinë të lexojnë sinjale interesi, por edhe të investojnë kohë dhe përpjekje, por ata nuk e bëjnë atë, transmeton portal arbresh.info
Menelaos Apostolou, autori i studimit nga Universiteti i Nikosisë në Qipro, zbuloi se të njëjtët njerëz me të vërtetë do të donin të gjenin një partner, por nuk dinë si ta bëjnë atë, dhe një arsye tjetër që ka ngjallur frikë te ta është edhe pandemia që ka përfshirë botën.
Apostulli supozoi se mungesa e aftësive të joshjes dhe flirtimit, njohja e dobët e shenjave të dashurisë dhe mungesa e përpjekjeve ndikojnë në përqindjen e beqarëve.
Në studim kanë marrë pjesë 1,228 persona dhe 48 përqind e pjesëmarrësve që ishin beqarë, 47 përqind fajësuan injorancën e joshjes së palës tjetër, dhe vetëm 23 përqind thanë se gëzonin një jetë të lirë dhe nuk kishin nevojë për askënd.
Shumica gjithashtu pranuan se ata thjesht nuk dinë të kuptojnë ose njohin kur dikush i pëlqen, por gjithashtu se nuk dinë të japin një sinjal, dhe autori fajëson periudhat e gjata që ata kanë kaluar vetëm, sidomos për shkak të pandemisë./arbresh.info/
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...