Presidenti Agim Ademi së bashku me homologët e tij nga Italia dhe Maqedonia e Veriut, Gabriele Gravina e Muamed Sejdini si dhe me nikoqirin, Armand Duka kanë vizituar gjatë ditës së sotme “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë.
Me këtë rast, ata, u njohën nga afër me investimet e kryera deri më tani nga FSHF-ja dhe për ecurinë e këtij projekti.
Po ashtu, krerët e futbollit nga të katër vendet kanë vizituar edhe punimet për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 2019-s në Shqipëri, e të cilat janë duke u finalizuar edhe falë donacioneve që kanë dhënë këto federata, administratat e tyre, si dhe stafi e lojtarët e ekipeve Kombëtare të tyre.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka i falënderoi të tre homologët për këtë vizitë dhe për humanizmin dhe solidaritetin e treguar pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.
Gjatë qëndrimit në Tiranë katër krerët e federatave përkatëse u dakorduan për bashkëpunime në shumë sfera dhe për realizimin e projekteve të përbashkëta, veçmas tek kategoritë e reja, ku në të ardhmen do të zhvillohen turne të përbashkëta, të cilat do të ndihmojnë progresin tek futbollistët e rinj.
Po ashtu, presidenti Ademi diskutoi me presidentin Gravina edhe mundësinë e zhvillimit të ndeshjes miqësore me Italinë, kurdo kur këtë e mundësojnë datat e lira të UEFA-s e FIFA-s.
Krerët e futbollit nga të katër vendet gjatë qëndrimit në Tiranë treguan afërsi dhe marrëdhënie shoqërore, ashtu siç janë edhe vendet respektive afër njëra – tjetrës, e kjo afërsi me presidentin Gravina bëhet më e madhe duke pasur parasysh edhe numrin e madh të futbollistëve shqiptarë që luajnë në Itali.
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj