Modelja e njohur bëhet nënë për herë të parë, publikon fotografi duke e ushqyer beben me gji

20:37 | 11 Mars 2021
A. B.

Modelja e njohur, Emily Ratajkowski është bërë nënë për herë të parë.

Përmes një postimi në Instagram, Emily ka njoftuar se ka linduar para tri ditësh, shkruan portali arbresh.info

29-vjeçarja e ka shpërndarë një fotografi në Instagram, në të cilën shfaqet duke i dhënë gji fëmijës së saj.

“Sylvester Apollo Bear na është bashkuar neve tokësorëve. Sly erdhi në jetë më 8 mars 2021 në mëngjesin – më të mbinatyrshëm, të bukur dhe të mbushur me dashuri – të jetës sime”, ka shkruar ajo.

Përndryshe, ajo së bashku me bashkëshortin, Sebastian Bear-McClard kanë qenë tejet aktiv me shpërndarjen e postimeve të ndryshme. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme