Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ka hedhur poshtë mundësinë që të organizohen dasma në periudhë sa më të shpejtë.
Ai tha se është e papranueshme që Qeveria të veprojë në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Igjitëse, ku përpilohen masat anti-Covid.
Meqë kjo kategori e biznesit do të jetë e mbyllur edhe më tej, ai ka siguruar se subvencionet ndaj të njëjtëve do të vazhdojnë.
“Edhe në disa raste kemi theksuar dhe tani do ta përsëris. Për ne, si Qeveri është e papranueshme të sjellim vendime që janë në kundërshtim me ato që i propozon Komisioni për sëmundje ngjitëse. Siç ishte në pakon e katërt ekonomike, edhe tani me pakon e pestë, sigurisht se ato veprimtari që do të qëndrojnë të mbyllura, do të ndihmohen në mënyrë shtesë nga Qeveria me qëllim që të jenë likuid, por në të njëjtën kohë t’i ruajnë vendet e punës”, tha Bekteshi.
Organizatorët e dasmave në disa raste kanë protestuar, duke kërkuar lejimin e ahengjeve në objekte hotelierike. Megjithatë, kërkesa e tyre është refuzuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë e cila është pjesë përbërëse e Komisionit për sëmundje ngjitëse.
Ndërkohë, nga Ministria e Punëve të Brendshme vazhdimisht njoftojnë për shkeljet që bëhen nga pronaret e restoranteve, të cilët duke vepruar në kundërshtim me menin 206 të Kodit Penal, punojnë jashtë orarit të lejuar dhe organizojnë ahengje.
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...
Driloni hap zemrën me Kevinin, flet për Sarën, Lelën dhe Ani...
Barcelona mposht bindshëm Brestin në Ligën e Kampionëve
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...