Kurti në 40 vjetorin e demonstratave: Studentët ishin të organizuar dhe të vetëdijesuar si asnjëherë me parë

14:21 | 11 Mars 2021
V. S.

Me rastin e 40-vjetorit të demonstratave të ’81-shit, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës  ka hapur sot ekspozitën “Vullkani i Republikës”.

Pjesmarës në këtë eveniment ishte edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shkruan arbresh.info

Duke kujtuar demostrat e studentëve në vitin 1981,  Kurti  tha se e veçanta e atyre demostratave,  ishte organizmi i studentëve për një qellim, raporton arbresh.info

“ Sot shënojmë përvjetorin demonstratave gjithë popullore. Ne atë kohe studentet u organizuan këtu nga mensa e universitetit për të drejtat e shqepëtave e për kushtetutën. Demostratat e vitit 1981 e veçanta e tyre është se studentët ishin të organizuar e të informuar për atë që donin”.

Ndryshe, studentët e Kosovës më 4 mars 1981, organizuan një protestë në Prishtinë për kushte më të mira në mensën e tyre dhe kjo protestë ishte shkëndija e demonstratës së organizuar nga studentët më datën 11 mars 1981. Demonstratat gjithëpopullore të marsit dhe prillit shënuan fillin e kthesës vendimtare të ndarjes definitive të shqiptarëve të robëruar nga ish-Jugosllavia/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme