Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre të dyshuarve për vrasjen e një zyrtari policor në Zhur të Prizrenit.
“Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve I. B., A. G. Dhe V. Ç., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprat penale Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 i KPRK-së dhe Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse nga neni 364 i KPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë, shkruan arbresh.info.
Sipas aktakuzës, të pandehurit I. B. dhe A. G. akuzohen se në fillim të muajit janar 2020, në Prizren, janë furnizuar nga i pandehuri V. Ç. me mjet eksploziv të cilin e kanë fshehur në shtëpinë e të pandehurit I. B. dhe si rezultat i këtyre veprimeve kundërligjore të tyre, me datën 28.01.2020, gjatë bastisjes së kryer nga zyrtarët policorë në shtëpinë e të pandehurit I. B. zyrtarët policorë vijnë në kontakt me lëndën shpërthyese e cila aktivizohet dhe nga shpërthimi mbetet i vrarë një zyrtarë policor dhe dy të tjerë lëndohen rëndë.
Të njëjtit akuzohen se në shtëpinë e të pandehurit I. B. kanë poseduar kundërligjshëm eksplozivin e llojit “TNT” në peshë prej 809.1 gram dhe një detonator mekanik në të cilin ishte i vendosur një fitil ndezës me gjatësi 63 cm.
I pandehuri tjetër V. Ç. akuzohet se ka importuar, prodhuar ose shitur armë apo materiale plasëse me të cilat kishte prodhuar eksplozivin për të akuzuarit tjerë dhe të njëjtin ua kishte shitur atyre për 400 Euro. /arbresh.info/
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...
Pse “rrugët” e aeroplanëve janë të lakuara dhe jo të drejta?
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...