Google ADS

Nitaj kërkon nga Bordi i Infrakosit të pezullojë përzgjedhjen e kryeshefit të ri ekzekutiv

11:19 | 11 Mars 2021
V. S.

Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit Muharrem Nitaj ka njoftuar përmes një shkrese zyrtare se ka kërkuar nga Bordi i Infrakos-it që ta pezullojë përzgjedhjen e kryeshefit të ri ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje, me arsyetim se në proces të përzgjedhjes nuk janë zbatuar kriteret e konkursit, por ata këtë çështje e kanë bërë akt të kryer, me çka kanë bërë shkelje.

“Si ministër i Ekonomisë dhe Ambientit nuk kam pranuar që të procedoj me rinominimin e bordeve të përkohshme, në kohën kur veç procesi i zgjedhjes së bordeve të rregullta është në fazën përfundimtare!Edhe për ato ndërmarrje ku ka përfunduar procesi i intervistimit dhe poentimit, siç është rasti me Bordin e Telekomit, përzgjedhjen dhe emërimin e tij ia kemi lënë Qeverisë së ardhshme”, ka thënë Nitaj.

Ai ka thënë se zgjedhja e bordeve të reja duhet të jetë në diskrecionin e Qeverisë së re.

“Por kjo nuk nënkupton që bordet e përkohshme që janë në ditët e fundit të tyre, mund të bëjnë përzgjedhjen e ngutshme të kryeshefave ekzekutivë të ndërmarrjeve publike, madje edhe duke shkelur rregullat e konkursit, e shpesh edhe në kundërshtim me ligjin, siç ka ndodhur me kryeshefin ekzekutiv të Infrakos-it”, ka thënë Nitaj në letrën e tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme