Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë tri seanca plenare.
Duke filluar nga ora 12, janë caktuar seancat 20, 25 dhe 29.
Në këto seanca, kryesisht në rend ditë janë huamarrjet në Banka ndërkombëtare për projektet si efikasiteti energjetik dhe transporti publik i shpejtë në Shkup.
Në njërin nga seancat është edhe leximi i dytë i ligjit për shtetësi, i cili tashmë është në bllokim për shkak të amendamenteve që janë propozuar nga opozita maqedonase.
Por, tashmë dihet se Kuvendi nuk ka kuorum, për shkak të deputetëve të shumicës të cilës janë pozitivë në koronavirus.
Kuvendi është edhe në bllokadë. Por, kryeparlamentari Talat Xhaferi sërish është shprehur kundër idesë që të realizohet takim liderësh për këtë çështje.
Sipas tij, praktika që për çdo gjë, veçanërisht për punën në Kuvend, institucionin më të lartë ligjvënës të vendosin liderët është kundër vlerave demokratike.
“Praktika që është vendosur, se gjithçka varet nga takimi i liderëve, është e gabuar. Ajo është futur si praktikë këto 30 vite të funksionimit të shtetit demokratik. Nuk mendoj se ajo është zgjidhja. Kuvendi si institucioni më i lartë ligjvënës dhe si pushtet i veçantë, sipas ndarjes kushtetuese të pushtetit, është institucion që duhet të jetë jashtë ndikimeve. Nëse veprojmë në bazë të postulatit bazik se çfarë është Kuvendi, dhe cili është roli dhe vendi i tij sipas Kushtetutës, unë duhet ta përsëris se ai është organ përfaqësues i popullit dhe vendos në emrin e tyre. Deputetët janë të lirë në vendimet e tyre, nuk varen, nuk u japin llogari partive politike dhe as përgjigjen penalisht për veprimet e tyre në shtëpinë ligjvënëse. Për fat të keq, është futur një praktikë dhe është formuar një mentalitet, se gjërat u takojnë partive politike”, deklaroi Xhaferi në Televizionin “Telma”, transmeton TV21.
Osmani anulon vizitën shtetërore në Brunei, shkaku i zhvilli...
15 kilogramë eksploziv, Sveçla jep detaje nga sulmi që ndodh...
Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja ...
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...