Pandemia Covid-19 vijon të mbetet problemi kryesor për mbarë njerëzimin që, pavarësisht prodhimit të disa vaksinave, nuk po arrin ta vendosë nën kontroll.
Kjo edhe për shkak të mungesës në masë të vaksinës, gjë e cila ka sjellë edhe përplasje mes shteteve.
Provat e vaksinave kanë treguar se ato janë efektive kundër transmetimit të COVID-19 dhe SARS-CoV-2. Gjithashtu edhe ata që e kanë fituar betejën me COVID kanë imunitet që i mbron nga një ri-infeksion i mundshëm ose sëmundje më serioze, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Por a do të vaksinohemi përsëri për COVID, pasi kemi marrë dozën e parë, për shkak të mutacioneve që ai zhvillon?
Sëmundjet infektive dhe vaksinat janë një rast i veçantë i përgjigjes imune; limfocitet T dhe limfocitet B të kujtesës do të mësojnë virusin në kontaktin e parë dhe do të aktivizohen sa herë që ta gjejnë përsëri. Megjithatë nuk ka një stabilitet të vendosur gjatë kësaj mbrojtjeje të fituar. Faktorë të tillë si lloji i patogjenit, ashpërsia e sëmundjes fillestare, shëndeti i përgjithshëm dhe mosha luajnë një rol vendimtar.
Imunitetit artificial i krijuar përmes vaksinimit, si në rastin e vaksinës Moderna, sjell parandalimin e mekanizmave të sofistikuar me të cilët viruset sulmojnë proteina specifike të imunitetit, të tilla si SARS-CoV-2.
Megjithëse sëmundja siguron një shkallë të imunitetit natyror ndaj ri-infeksioneve. Kështu doza të përsëritura të vaksinave mund të jenë të nevojshme për grupet e ndjeshme, kjo për shkak të mutacioneve që COVID shfaq.
Nëse nevojiten vaksina të reja, do të thotë se COVID-19 do të evoluojë në standardin e gripit me vaksinime të përsëritura.
Nëse jo atëherë, ashtu si me fruthin vaksina për të cilin bëhet një herë në jetë, vetëm ata që nuk pranojnë të vaksinohen do të jenë në rrezik të lartë./gsh/
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...