Ditën e sotme në “Për’puthen” pati një përplasje të ashpër mes Atdheut, Antonelës, Elvisit dhe Arjanit. Antonela solli dhe një herë në vëmendje puthjen e famshme me Atdheun dhe nxori një postim që Elvisi bëri disa ditë më parë, duke i dalë në mbrojtje Atdheut.
Gjatë këtij debati të ashpër, Atdheu u largua nga studioja, ndërkohë që Elvisi po qëndronte aty duke u përpjekur që të jepte shpjegime për postimin. Ndërkohë sot, para transmetimit të emisionit, Atdheu konfirmoi se është larguar përfundimisht nga “Për’puthen”.
“Më thoshte Fation Kuqari: Do gjesh një qetësi të papame, po nuk e besoja”, ka shkruar Atdheu.
Kujtojmë se pasi doli nga programi, Fationi u shpreh se ‘ka gjetur qetësi’, ndaj kjo deklaratë e Atdheut i bindi të gjithë se është larguar.
Ndërkohë së fundmi Atdheu ka ngritur dyshimet se së bashku me të ka lënë “Për’puthen” edhe Elvisi. Ai ka publikuar një foto në Instagram përkrah këtij të fundit dhe ka shkruar: “Në të mirë e në të keq”.
Këtë foto e ka ripostuar edhe Elvisi, i cili duket se i ka hedhur një thumb Arjanit.
“Në ca gjëra, nuk përdoret lapsi hiç”, ka shkruar Elvisi.
Se çfarë ka ndodhur realisht me dy djemtë pritet të zbulohet ditët në vijim.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...