Mish qingji në stilin marokien: Receta që duhet patjetër ta provoni

00:59 | 11 Mars 2021
Trina Galanxhi

Të gatuash nuk do të thotë që duhet të blesh të tërë supermarketin.

Mjaftojnë 5 përbërës që të gatuani një gjellë perfekte, transmeton portal arbresh.info

Për mishin e qingjit në stilin marokien, ju duhen.

Përbërësit:

500gr fileto mish qingji
2 lugë gjelle spec të bluar
3 lugë të vogla kanellë
400gr domate të coptuara me vaj ulliri dhe hudhër
1 lugë gjelle majdanoz

Përgatitja:

Nxehni një tigan të madh, jo ngjitës. Gatuajeni mire mishin pa shtuar vaj. Shtoni erëzat, kripë sipas dëshirës, pastaj skuqeni deri sa të marrë aromën e duhur.

Hidhni domatet e prera, me vaj ulluri dhe hudhër dhe majdanozin, përzieni mirë dhe lëreni të zihen për rreth 30 minuta deri sa mishi të jetë zbutur.

Shërbejeni të spërkatur me më shumë majdanoz./BBCFood/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme