Flasin nga IHMK-ja se sa do të zgjasin reshjet e borës në vend

00:25 | 11 Mars 2021
Trina Galanxhi

Gjatë ditës së sotme reshjet e borës zbardhën pothuasje gjithë vendin teksa jemi vetëm edhe 11 ditë larg 21 marsit që është edhe dita e stinës së pranverës.

Por se a do të ketë borë edhe ditëve në vazhdim në Edicionin Special në Klan Kosova foli Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Aliu tha se reshje bore do të ketë edhe gjatë javës që vije, njofton Klan Kosova.

“Gjatë ditëve vijuese nuk do të kemi reshje, gjatë natës së sotme do të kemi kthjellime të cilat do të ndikojnë në uljen e temperaturave gjatë natës ndërsa temperaturat gjatë mëngjesit të nesërm do të jenë rreth -4 dhe -5 gradë celsius teksa gjatë ditës do të ketë ngritje graduale të fushave termike”.

“Deri në fundjavë nuk parashihet të kemi reshje të tjera por që nga 15 marsi parashihet që mbi vendin tonë të kemi vranësira të dendura të cilat do të ndikojnë në uljen e presionit atmosferik gjë që do të krijojë kushte për reshje të reja”.

“Parashihet të ketë reshje shiu dhe bore sërish ndërsa në vise të larta malore parashihet të ketë vetëm reshje të borës”, tha Aliu.
Aliu mes tjerash tregoi se edhe kur parashihet që të ketë rritje të temperaturave.

“Pas 15 marsit deri më 21 mars temperaturat do të sillen rreth 8 deri 9 gradë celsius ndërsa deri në fund të marsit temperaturat maksimale arrijnë deri mbi 20 gradë celsius”.

“Sipas statistikave ne kemi pasur reshje bore edhe në prill për këtë nuk mund të themi se nuk do të ketë reshje bore më pasi sipas statistikave deri më 10 prill për rreth 15 vjet kemi regjistruar borë gjatë muajit. Por, kemi regjistruar edhe temperatura të ulëta të cilat kanë qenë shumë të dëmshme për fushën e pemëtarisë pasi nëse vazhdojnë temperaturat e ulëta ndikojnë në prishjen e lules se pemëve”, tha Aliu.

Tutje Aliu foli edhe për ndikimin e temperaturave të ulëta në florë dhe faunë.

“Kur gruri nuk është i mbuluar me shtresa të borës ndikojnë në rendiment pasi ndikojnë direkt në gjethen e grurit kështu që rendimenti gjatë verës do të jetë më i vogël sesa është parashikuar”, tha Aliu.

Të ngjashme