Google ADS

Mbappe shkroi historinë, theu rekordin e Messit në Champions League

23:47 | 10 Mars 2021
A. B.

Tjetër ndeshje në Ligën e Kampionëve, tjetër paraqitje për t’u mbajtur mend.

Kylian Mbappe ka shënuar sërish gol për PSG-në në Champions dhe sërish kundër Barcelonës.

Për 22-vjeçarin, ky ishte goli i 25 në Ligën e Kampionëve.

Sipas faqes për histori dhe statistika “OptaJose”, Mbappe është bërë futbollisti më i ri në histori të Ligës së Kampionëve që shënon 25 gola, në moshën 22-vjeçare e 80 ditë – theu rekordin e Lionel Messi (22-vjeç e 286 ditë).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme