Shkencëtarët belgë në Universitetin e Ghent kanë arritur që të stërvisin gjashtë qen për të zbuluar koronavirusin tek njerëzit, tha mikrobiologu Chris Calevert për median vendase VRT.
Rezultatet që qentë arrijnë në zbulimin e koronavirusit nga shqisa e nuhatjes janë më të besueshme se sa rezultatet e një testi të shpejtë, transmeton portal arbresh.info
Në 95 përqind të rasteve, qentë kanë zbuluar një person të infektuar me koronavirus.
Sipas mikrobiologut Calvert, qentë janë një alternativë perfekte ndaj testit të Covid-19, me ndryshimin që qentë mund të testojnë një numër të madh njerëzish shumë shpejt dhe me çmim të ulët.
Qentë mund të nuhasin erën unike të reagimit të sistemit imunitar të njeriut ndaj koronavirusit. Sistemi imunitar i njeriut i përgjigjet secilit virus me një kombinim specifik të molekulave. Kështu, reagimi imunitar i njeriut ndaj koronavirusit ka një erë tjetër nga reagimi ndaj virusit të gripit. Sipas shkencëtarëve, qentë mund të zbulojnë edhe variantet tjera të koronavirusit, atë të Britanisë së Madhe, Afrikës së Jugut dhe atë të Brazilit.
Përdorimi i qenve në zbulimin e koronavirusit ka dy avantazhe të tjera të mëdha mbi testin:
Megjithëse nuk dihet ende se ku do të përdoren qentë e stërvitur, apo nëse projekti i trajnimit të qenve do të vazhdojë në vendet e tjera, tashmë është e qartë se mundësitë e aplikimit janë shumë të mëdha: në aeroporte, por edhe në koncerte dhe festivale, shkolla dhe universitete.
Tani për tani, qentë ende duhet të testojnë mostrat e marra në ambiente të mbyllura, por plani në Belgjikë është që t’i trajnojë ata në mënyrë që të kryejnë të njejtën punë edhe mes njerëzve./arbresh.info/
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...