Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, thotë se dyshimet për manipulim të votave të kandidatëve për deputetë e kanë dëmtuar procesin zgjedhor, por ajo nuk beson se ka arsye për rinumërim total të votave.
Përfaqësuesi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në KQZ, Ibrahim Selmanaj, në mbledhjen e së mërkurës të këtij institucioni që është përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve, kërkoi rinumërim të plotë të votave për të kthyer “kredibilitetin në procesin zgjedhor”.
Në një intervistë për REL Daka thotë se duhet pritur rezultatin e hetimeve të prokurorisë, por ajo është e bindur se manipulimi nuk ka karakter të përgjithshëm.
“Fatkeqësisht kjo (me komisionerët) po na përsëritet”, tha Daka.
Sipas saj, komisionerët e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve (QNR) duhet t’i nënshtrohen një kontrolli më rigoroz të së kaluarës së tyre dhe KQZ-ja nuk ka ndonjë mekanizëm tjetër për të mbrojtur integritetin e votës.
Fakti që Kosova në vazhdimësi po mban zgjedhje të parakohshme parlamentare, sipas Dakës, po ndikon që edhe vetë KQZ-ja të mos jetë në gjendje që të mësojë nga gabimet apo të metat e proceseve paraprake.
Daka thotë se rinumërimi total kërkon arsye të fortë ligjore
“Një ndryshim tashmë dihet, është publik, që një kandidate për deputete e ka humbur atë mandat, mirëpo ndryshime të tjera nuk ka. Pra, ka qenë një grup i organizuar që ka rregulluar rezultatin për një person të caktuar dhe atë vetëm në një numër jashtëzakonisht të vogël të vendvotimeve. Ndërkaq, sa u përket rezultateve të kandidatëve të tjerë, nuk ka ndryshime të dukshme dhe nuk do të ketë ndryshime në renditje të kandidatëve. Unë s’mund të flas, sepse në fund e kam vetëm një votë në KQZ. Gjithsesi, KQZ-ja do ta shqyrtojë edhe kërkesën e AAK-së që të bëhet rinumërimi i të gjitha votave, por duhet dhënë një arsyetim ligjor se pse kërkohet ky rinumërim i të gjitha votave”, tha Daka./Arbresh.info/
46 aksidente trafiku brenda 24-orëve
Dëmtohet një varrezë në Fushë Kosovë, policia po heton rasti...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, arrestohet një person
Gjendet në rrugë pa shenja jete një person në Gjilan
Nën kërcënimin e mjetit të ftohtë, grabitet një pompë e deri...
Messi i jashtëzakonshëm, shënon het-trik brenda 11 minutave ...