Ministria e Shëndetësisë njofton se sot janë kryer 3.707 testime, ndërsa janë regjistruar 913 raste të reja me COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në Shkup-440, Prilep-64, Kavadar-50, Kumanovë-45, Tetovë-35 , Gevgjeli-33, Negotin-31, Gostivar-29, Ohër-26, Veles dhe Manastir nga 24, Strumicë-21, Krushevë-11, Koçan dhe Kriva Pallankë nga 10, Resnjë-7, Strugë, Sveti Nikollë nga 6, Kërçova dhe Demir Kapi nga 5, Shtip, Radovish, Bogdanci dhe Demir Hisar nga 4, Dellçevë, Berovë dhe Vallandovë nga 3, Dojran-2, Probishtip, Vinicë, Makedonski Brod dhe Pehçevë nga 1.
16 persona humbën jetën nga coronavirusi, 7 pacientë nga Prilepi (87, 82, 75, 74, 70, 66, 63), 6 pacientë nga Shkupi (83, 75, 72, 69, 66, 54) dhe një pacient nga Gostivari (87 ), Gjevgjelia (71) dhe Krusheva (40). Të gjithë pacientët vdiqën në spital.
Sot janë regjistruar 351 pacientë të shëruar nga COVID-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 109.262, numri i pacientëve të shëruar është 96.173, numri i vdekjeve është 3.244, ndërsa numri i rasteve aktive është 9.845./Telegrafi/
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...