Ismail Kilincer 32-vjeç, shtatas turk, ditën e 8 marsit ka mbytur djalin e tij 10 vjeçar. Mediat raportojnë se para kryerjes së krimit Ismaili, përqafoi djalin e tij dhe i tha: “Babi më fal”.
Ngjarja e rëndë u shënua në orën 19:00, në një provincë të Turqisë në rrethinën Karatay.
Sipas deklaratës së tij, autori largoi bashkëshortën e tij nga shtëpia me pretekstin për të blerë diçka në dyqan dhe se ai e kishte planifikuar vrasjen e të birit para dy javësh.
Ai i tha policisë Turke se“Unë i thashë djalit tim se do ta vrisja, i kërkova falje, e përqafova dhe e putha.”
“Djali më pa dhe më tha: “Babi, edhe mua më vjen keq”. U ula në këmbët e Huseyin dhe e mbyta atë me duar. Më pas, bllokova derën dhe thirra policinë për t’i thënë se kam ‘vrarë dikë’.”
Pasi arritën shërbimet e emergjencës, trupi i pajetë i Huseyin u dërgua në Spitalin e Konyas për autopsi.
“Unë kam mëkatuar shumë dhe do shkoj në ferr. Djali im do vazhdonte të mëkatonte duke u rritur. Sa më gjatë që të jetojë një person, aq më shumë mëkaton. Unë nuk doja që djali im të binte në tundim ndërkohë që ai rritej, dhe të bëhej si unë. Unë doja ta dërgoja në Parajsë sa ishte ende pa mëkate”, ka thënë ai.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...