Këta janë anëtarët e rinj të KGjK-së nga radhët e Gjykatës Supreme

12:15 | 10 Mars 2021
L G

Në organizimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK) e në ambientet e Gjykatës Supreme, gjyqtarët e kësaj gjykate kanë votuar sot, zgjedhjen e dy gjyqtarëve të nominuar për anëtarë të KGjK-së.

KGJK, ka njoftuar se kandidatë të nominuar për anëtarë të KGjK-së nga Gjykata e Supreme ishin, Albert Zogaj, Diellza Hoxha, Hajrie Shala, Sahit Sylejmani, Shkëlzen Sylaj dhe Teuta Ibrahimi.

Me votim të fshehtë gjyqtarët e Gjykatës Supreme zgjodhën kolegët e tyre Albert Zogaj dhe Teuta Ibrahimi, anëtarë të KGjK-së me shumicë votash. Gjyqtari Zogaj mori 23 vota kurse gjyqtarja Ibrahimi mori 18 vota.

Të përzgjedhurit nga radhët e Gjykatës Supreme, konsiderohen si anëtarë të KGjK-së, ndërsa në ditët në vijim certifikimin do ta bëjë KGjK-ja. Mandati i tyre si anëtarë të KGjK është 5 vjeçar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme