Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi për Arbresh.info ka konfirmuar se është në përfundim rinumërimi i gjithsej 142 vendvotimeve, 134 sipas vendimit të PZAP-së, dhe 7 sipas KQZ-së.
“Rinumërimi i 134 vendvotimeve sipas vendimit të PZAP-it dhe 7 të tjerave sipas vendimit të KQZ-së, përmbyllet gjatë ditës, pasi kanë mbetur edhe një numër i vogël që janë në proces”, ka thënë Elezi.
Tutje Elezi tha se janë në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Supreme lidhur me ankesat e paraqitura.
“Tashmë jemi në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Supreme lidhur me ankesat që janë paraqitur në këtë institucion. KQZ-ja do të veprojë në përputhje me vendimet që dalin, në mënyrë që të procedojmë për certifikimin e rezultateve përfundimtare”, përfundoi Elezi.
Largohen nga përdorimi doracakët e Edukatës Seksuale, Abdixh...
Suhareka e para në Kosovë me platformë për aplikimin online ...
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Policia në Mitrovicë shpërndan fletushka me mesazhe vetëdije...
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorim...