Google ADS

Trajneri i Portos, Conceicao: Eliminimi i Juventusit do mbahet mend në histori të klubit

09:45 | 10 Mars 2021
V. S.

Trajneri i FC Portos, Sergio Conceiacao beson se duke eliminuar Juventusin nga Liga e Kampionëve me 10 lojtarë në fushë do jetë në historinë e klubit.

Dje, Porto bëri mrekullinë duke eliminuar “Zonjën e Vjetër” nga faza e eliminimit direkt dhe siguruar kalimin në çerekfinale.

Canceicao pas ndeshjes lavdëroi të gjithë lojtarët për punën fantastike.

“Këto ndeshje do mbesin në histori të klubit. Lojtarët i kanë bërë krenar tifozët me pasionin e tyre”.

“Kam një grup me lojtarë të guximshëm që interpretojnë çfarë duam në mënyrën më të mirë, kundër një skuadre të mirë me lojtarët e nivelit të lartë. Ne kemi vuajtur, por gjithashtu krijuar vështirësi për Juventusin. Jemi skuadër reale”.

“Urime lojtarëve, kanë bërë punë fantastike. Asnjëherë nuk u ndalëm se besuari, kjo është ADN e vërtetë e Portos”, tha ai për UEFA-n.

Porto do mësojë kundërshtarin e radhës në çerekfinale pas hedhjes së shortit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme