Google ADS

Kryeministri i Tajlandës spërkat gazetarët me dezinfektues

08:36 | 10 Mars 2021
Trina Galanxhi

Kryeministri tajlandez, Prayuth Chan-ocha, për të shmangur pyetjet nga gazetarët, ka reaguar në mëyrë të pazakontë duke i spërkatur ata me dezinfektues.

Kur u pyet për rindërtimin e zyrës së tij, ai mori një sprej dezinfektues dhe filloi ta spërkaste gazetarët, transmeton portal arbresh.info

Chan-ochoa është një gjeneral në pension i cili ka qenë në një pozicion që nga grushti i shtetit ushtarak në 2014 dhe tashmë ka vepruar në mënyrë të diskutueshme në konferencat për shtyp.

Në të kaluarën, ai ishte filmuar duke goditur një gazetar në kokë dhe duke i tërhequr ata për veshi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme