Ish-kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Visar Hoti, pohon se i mungojnë disa vota nga komuna që vjen ai, Podujeva.
Hoti në Edicionin Special deklaroi se është i sigurt se në një vendvotim në Shtedim të Podujevës i ka pasur 48 vota por që pas publikimit të rezultateve aty i figurojnë vetëm katër vota.
“Ankesa ime kryesore ka qenë për një qendër votimi në Shtedim të Podujevës ku prej atje më është konfirmuar se në atë kuti kam pasur 48 vota ndërsa pas numërimit të votave në QNR e kam parë që i kam vetëm 4 vota”.
“Kjo qendër është rinumëruar para rezultateve përfundimtare dhe përsëri më kanë dalë 4 vota”.
“Votat kanë hyrë në procesverbal dhe nga 5 komisionet kam marrë konfirmimin se i kam 48 vota. Ankesa kam edhe për qendra tjera në Podujevë, por çfarë mund të them për qendra tjera të votimit prej nga nuk e di sa ka vota janë vjedhur”.
Hoti mes tjerash tha se e gjithë kjo mund të jetë gabim por edhe tendencë teksa kërkoi rinumërim që zemrat e të gjithëve të rehatohen nga dyshimi për vjedhje votash.
“Nuk them se ka pasur tendencë dikush pasi njerëz jemi edhe mund të gabojmë, por mund të jetë edhe me tendencë”.
“Nuk mund të them se dikush ka marrë votat e mija pasi kam informacion vetëm për votat e mija që më mungojnë 44 vota pasi jam i bindur se i kam në atë kuti. Të gjitha dëshmitë janë që ajo kuti të shkojë në rinumërim dhe duhet të rinumërohet”.
“Unë jam për rinumërim digjital dhe tash kërkoj që të gjitha votat të rinumërohen dhe të rehatohen zemrat dhe të hiqen dyshimet. Është mirë që votat të shkojnë në rinumërim dhe kandidatët të marrin vetëm atë që u kanë dhënë qytetarët”, tha Hoti.
Mes tjerash Hoti ka folur edhe për kuvendin zgjedhor brenda LDK-së që do të mbahet më 14 mars.
“Deri më tani kemi tri kandidatura dhe nuk mund të veçoj ndonjë emër pasi mund të i hy dikujt në hak pasi LDK-ja ka shumë kandidatë të mirë për të marrë kryesimin e partisë”.
“Nuk mund të them se dega e LDK-së në Podujevë e favorizon dikë. Por unë do të veçoja Lumir Abdixhikun pasi kemi qenë në studime bashkë dhe i di mirë cilësitë e tij – jo pse unë po e veçoj por ai është i dashur edhe nga qytetarët”, u shpreh Hoti.
Tutje Hoti tha se asnjëri nga kandidatët nuk ka nevojë për lobim pasi secili delegat do të jap mendimin e tij se cili është kandidati më i mirë për të marrë kryesimin e LDK-së.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...