Intervista e Prince Harry dhe Meghan Markle ka ‘zgjatur veshët’ jo vetën në Britani të Madhe, por pothujase në mbarë botën.
Të pathënat më parë, zbulimi i sekreteve dhe përjetimet e Meghan Markle sa jetoi në familjen mbretërore kanë zgjuar kurreshtjen e shumë njerëzve rreth jetës brenda Pallatit Mbretëror, transmeton portal arbresh.info
Opinioni mes publikut të gjërë në Britani të Madhe pas intervistës ishte i përzier.
Një sondazh i YouGov, i kryer para se emisioni të transmetohej i plotë në televizionin britanik, i pyeti njerëzit nëse ata mendonin se intervista ishte e përshtatshme apo e papërshtatshme.
Rreth 47% thanë se ishte e papërshtatshme, ndërsa 21% thanë se ishte e përshtatshme dhe 31% u përgjigjën se nuk e dinin.
Njerëzit u pyetën gjithashtu se sa simpati kanë për Harry dhe Meghan dhe përgjigjjet janë si më poshtë:
12% thanë shumë, 17% një shumë e drejtë, 23% thanë jo shumë, 33% aspak dhe 15% nuk e dinin.
Të pyetur se sa simpati kanë për anëtarët e vjetër të Familjes Mbretërore, anglezët u përgjigjen:
16% thanë shumë, 23% thanë as shumë as pak, 25% thanë jo shumë, 20% thanë aspak, dhe 16% u përgjigjen me “nuk e di”./arbresh.info/
Sot i jepet lamtumira e fundit dy të rinjëve që u vranë në K...
IKD organizon konferencë për ligjin e pagave në sektorin pub...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot