Ramadani: Karakaçanov duhej të uroj 8 Marsin me hartën e BE-së

22:08 | 9 Mars 2021
A. B.

Ismet Ramadani, kryetari i Këshillit Euroatlantik të Maqedonisë, beson se Ministri bullgar Krasimir Karakaçanov duhej ta kishte uruar 8 Marsin me hartën e BE-së.

“Do të ishte lëvizja më e zgjuar dhe e mençur sepse Bullgaria është vend anëtar i BE-së, jo me Bullgarinë e Shën Stefanit. Ajo Bullgari ishte dhuratë nga Rusia, e cila zgjati për disa muaj dhe është një provokim në stilin e tij.

Me këtë ai po lufton për të kapërcyer pragun e censusit në vendin e tij. Nëse ai nuk e kapërcen atë prag, do të jetë një mesazh nga populli për të se ai nuk pranon politika, shfaqje dhe qëndrime si të tijat”, tha Ramadani në emisionin “Samo Vistina”./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme