Ditën e nesërme Barcelona pritet të luajë ndeshjen e kthimit me PSG-në dhe pak më parë u zhvilluar konferenca për shtyp e trajnerit Koeman.
Holandezin e shoqëronte mesfushori Frenkie De Jong, i cili u ndal gjerësisht në disa tema të ndryshme.
DUELI ME PSG DHE OBJEKTIVI – “Nuk e di nëse rezultati 1-4 ishte i drejtë, por ne duhet të besojmë. Kemi që në fundjavë që mendojmë për këtë ndeshje dhe do të përpiqemi ta provojmë nesër ta përmbysim rezultatin. Grupi është i bashkuar dhe objektivi ynë është vetëm kualifikimi”.
ECURIA E BARCELONËS DHE FORMA E TIJ – “Ne jemi në finale të Kupës, ndërsa në kampionat po bëjmë shumë mirë ndeshjet e fundit. Do të luftojmë për titullin deri në fund dhe të shikojmë se çfarë do të ndodhë. Unë personalisht ndihem shumë mirë. Po stërvitem dhe nuk kam asnjë dëmtim, çka ka shumë rëndësi. Jam i lumtur dhe dua të vazhdoj kështu”.
MUNGESA E NEYMAR – “Për mendimin tim ai është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe nëse ai nuk është në dispozicion për të luajtur, atëherë është më mirë për ne. Besoj do ta kemi pak më të lehtë me mungesën e brazilianit”.
LAPORTA – “Jemi të lumtur tashmë që kemi një president. Është diçka e rëndësishme për klubin. Unë nuk e njoh atë personalisht, por ai erdhi dhe na uroi fat për duelin e nesërm në Paris”, përfundon De Jong.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...