Në spitalin klinik të Tetovës për momentin janë 23 pacientë të hospitalizuar si të infektuar me Covid-19. Gëzim Nuredini, koordinator i covid-qendrës thotë se të gjithë pacientët janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë me oksigjen. Sipas tij për çdo ditë paraqitën rreth 80 pacientë të cilët kanë simptoma apo kërkojnë të kryejnë teste.
“Në ambulancat e kovidit është rritur numri i kontrolleve dhe ajo alarmoi që do të kemi edhe rritje të pacientëve të hospitalizuar dhe dy javët e fundit filloi në mënyrë progresive të rritet numri i pacientëve. Sot kemi 23 pacientë të hospitalizuar që janë në gjendje të rëndë dhe me nevojë për oksigjen dhe nevojë për terapi. Në ambulantë ka numër të rritur të pacientëve të cilët kërkojnë ndihmë të cilët janë të udhëzuar nga mjeku amë, si nevojë për kontrolle apo rengen bris, apo pasqyrë të ndjekjes së situatës së kovidit”, tha Gëzim Nuredini.
Sipas Nuredinit një pjesë e stafit mjekësor tashmë është vaksinuar, por një pjesë tjetër ka refuzuar.
“Në fillim u bë planifikimi për mjekët që janë në qendrat-covid, ose të punësuarit që janë në zonën e kuqe, të themi ndoshta nga ata dikush ka refuzuar, por shumica kanë marrë dhe një numër vetë refuzuan dhe tani presim që të fillojë edhe pjesa tjetër”, shtoi Gëzim Nuredini.
Në Tetovë pritet që gjatë këtyre ditëve të lëshohet në përdorim edhe spitali mobil, i cili do të posedojë mbi 50 shtretër dhe laborator, për trajtimin e pacientëve të infektuar me Covid 19./TV21/
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...