Glauk Konjufca është deputeti të cilit i janë rritur më së shumti votat në krahasim me zgjedhjet e vitit 2019, ndërkaq Ramush Haradinaj ka pësuar rënien më të madhe me vota nga të gjithë deputetët.
Kështu është bërë e ditur, përmes një infografike të publikuar nga Instituti Demokratik i Kosovës.
Të dhënat janë marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përkatësisht nga rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 14 shkurt.
Sipas këtyre të dhënave, rritje të numrit të votave gjatë zgjedhjeve të fundit kanë pasur: Glauk Konjufca, Vjosa Osmani-Sadriu, Enver Hoxhaj, Arben Vitia, Avdullah Hoti, Mimoza Kusari-Lila, Hekuran Murati, Haxhi Avdyli, Arbërie Nagavci, Eman Rrahmani.
Ndërkaq, të dhënat e publikuara nga KDI tregojnë se rënie gjatë zgjedhjeve të fundit kanë pësuar: Ramush Haradinaj, Anton Quni, Marigona Geci, Daut Haradinaj, Besian Mustafa, Haki Abazi, Driton Selmanaj, Kujtim Shala, Jasmina Dedic, Abelard Tahiri.
Ndryshe, Instituti D4D nw anwn tjetwr sot gjatw ditws ka njoftuar se ka analizuar votat që gratë kanë fituar në garën e tyre si kandidate për deputet për zgjedhje të përgjithshme kronologjikisht në vitin 2014, 2017, 2019 dhe 2021.
Këto vota janë paraqitur në një animacion, ku mund të vërehen trajektoret e votave të grave kandidate si tërësi të subjekteve politike, ku në disa raste ka ulje të votave por në raste të caktuara edhe rritje./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...