Google ADS

Rita Ora po shijon temperaturat e ngrohta në Sydney

17:47 | 9 Mars 2021
A. B.

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora aktualisht është në Sydney, për rolin e saj të ri si anëtare e jurisë në “The Voice”.

30 vjeçarja, u fotografua së fundmi rrugës teksa shkonte në palestër, duke treguar barkun e saj të hijshëm në një bluzë të shkurtër të zezë sportive, shkruan Daily Mail transemton portali arbresh.info

Ajo kishte vënë një kapelë bejsbolli në kokë dhe mbante në dorë telefonin e saj, i cili kishte një mbështjellës rozë të personalizuar.

Kjo paraqitje e saj vjen pas ndarjes së saj nga i dashuri, regjisori francez Romain Gavras, me të cilin nuk është parë që nga nëntori.

Këngëtarja shqiptare po bën debutimin e saj si trajnere në “The Voice Australia” për sezonin e vitit 2021, duke u bashkuar me super yllin Keith Urban në panel. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme