Google ADS

A qajnë foshnjet brenda barkut të nënës? – Ja cila është e vërteta

15:13 | 9 Mars 2021
Arbresh.info

Gjatë periudhës së shtatzënisë, prindërit kurioz duan të kuptojnë gjithçka rreth zhvillimit të foshnjes së tyre.

Një nga pyetjet e zakonshme është se a qajnë foshnjet gjersa janë në barkun e nënës shkruan VeryWellFamily

Një studim i vitit 2015 zbuloi se foshnja iu përgjigjet zërit nga jashtë ndonëse është në javën e 16-të.

Tashmë është e njohur se foshnjet fillojnë të mësojnë për botën e jashtme ndonëse ndodhen në barkun e nënës, transmeton GazetaShneta.

Por, a qajnë foshnjet në barkun e nënës? – Përgjigjja është po.

E qara e një foshnje në mitrën e nënës mund të duket pak më ndryshe se një fëmijë që qan jashtë mitrës së nënës.

Studiuesit kanë identifikuar katër gjendje totale që një foshnje ka:

-Zgjimi aktiv,

-Gjendja aktive,

-Të qarat,

-Gjumë i qetë,

Këto katër gjendje mendohen se egzistojnë brenda mitrës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme