Kryeministri Edi Rama foli sot në një konferencë për media për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë, duke thënë se skuadra e PS shkon përtej partisë së tij.
Rama tha se dje u shpallën ‘formacionet e ndeshjes’, ndërsa përmendi dhe sloganin e partisë së tij të 25 prillit, që është “Shqipëria, e ardhmja jonë”.
Rama: Dëshiroj të bëj së bashku me ju një përmbledhje të ditës së djeshme si një moment i shpalljes së formacioneve që do të ndeshen në fushën e 25 prillit, si një moment ku është bërë shumë i qarte dallimi mes formacioneve.
Së pari, pas një procesi jo të shkurtër konsultimesh me publikun përmes anketimeve dhe kontakteve me kategori të ndryshme kemi arritur në konkluzionin që Shqipëria e ardhmja jonë është motoja, slogani që karakterizon më mirë se sa disa opsione të tjera që kishim përpjekjen tonë përmbajtjen e kësaj përpjekje.
Në ditët në vijim do të fillojë shpalosja e vizionit 2030 dhe plani i veprimit 2021-2025 që kanë në thelbin e tyre një ambicie të madhe për Shqipërinë. Shqipëria e 2030 duhet të jetë zgjedhja e parë e çdo shqiptari dhe jo emigracioni të jetë zgjedhja e shumëkujt, të cilët preferojnë emigracionin dhe jo Shqipërinë. Kemi të gjitha mundësitë, eksperiencën që të realizojmë këtë ambicie dhe që t’u krijojmë shqiptarëve perspektivën e një jete të denjë në tërësi dhe t’u japim emigrantëve arsye më bindëse për të kthyer kokën nga Shqipëria, konkretisht për të investuar investimet e tyre, për të ndërtuar jetën e tyre dhe kështu Shqipëria e kësaj dekade ta kapërcej me sukses këtë fazë historike që ka qenë e kufizuar nga emigracioni./TCH
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...