Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës në detyrë është miratuar vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim të pronave të paluajtshme.
Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim të pronave të paluajtshme: Në Zonën Kadastrale Bresallc, Komuna Gjilan, e cila preket nga ndërtimi i Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë; në Zonën Kadastrale Balincë Komuna e Malishevës, e cila preket nga ndërtimi i Rrugës Nacionale N9, Prishtinë-Pejë dhe në Zonën Kadastrale Milloshevë, Komuna e Obiliqit, e cila preket nga ndërtimi i Rrugës Nacionale N2 Prishtinë-Mitrovicë.
Në vazhdim të mbledhjes, kabineti qeveritar ka miratuar edhe një vendim për anulimin, ndryshimin dhe plotësimin e pjesërishëm të një vendimi të tetorit të vitit 2018, me të cilin janë miratuar shpronësimet e pronave të cilat preken nga ndërtimi i Autostradës “Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë”, Segmenti Banullë – Bresallc, që prek komunat Lipjan (Zonat Kadastrale Banullë, Sllovi, Smallushë), Novobërdë (Zona Kadastrale, Parallovë) dhe Gjilan (Zonat Kadastrale Bresalc, Ponesh dhe Zhegovc).
Qeveria gjithashtu ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësimin për interes publik të objekteve të cilat menaxhohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), të cilat preken nga realizimi i projekteve: ndërtimi i parkut që do të shërbejë për amfiteatrin e fshatit Mushtisht dhe ndërtimi i “Çerdhes së fëmijëve dhe këndi për të moshuarit’’, në fshatin Studençan, Komuna e Suharekës.
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...