Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas thotë se kampionati spanjoll është i përgatitur për largimin e yllit të Barcelonës, Lionel Messi.
Argjentinasi është i lidhur me largimin gjatë verës së ardhshme, ngase nuk është i kënaqur me klubin shkaku i formës jo të mirë, përcjellë lajmi.net.
Por, Tebas beson se La Liga financiarisht do t’ia dal mjaftë mirë edhe nëse Messi luan në ndonjë ligë tjetër.
“Messi nuk mundi të largohet për shkak të marrëveshjes së kontratës, por siç kam thënë për Cristianon, jemi të përgatitur financiarisht për këtë moment”.
“Largimi i Cristianos nga Real Madrid ishte vendim i bërë nga klubi. Nuk kam të drejtë të them asgjë, por gjithmonë preferojë që të kam lojtarët më të mirë në La Liga, e njëjta ndodhi më herët me Neymar”.
“Cristiano ishte golashënues përfundimtar në La Liga dhe jemi ndikuar nga largimi i tij, por në anën financiare ishte minimale sepse ishim përgatitur mirë për këtë moment”, deklaroi ai.
Mbetet të. shihet në qershor, nëse Messi vërtetë do largohet nga Barcelona.
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...