Dieta nordike është një dietë që përfshin ushqime të shëndetshme, të plota, të përqendruara në bimë, që për qëllim ka konsumimin e sa më shumë perimeve dhe frutave, drithëra integrale në vend të drithërave të rafinuar dhe ushqime organike, lokale dhe të egra.
Sipas US Neës dhe Ëorld Report, dieta nordike renditet e shtata në rradhë për nga vlerat ushqyese dhe është duke u bërë gjithnjë e më e njohutr, transmeton portali arbresh.info
Arsyeja e popullaritetit të saj qëndron në theksimin e qëndrueshmërisë, sepse duke ngrënë në mënyrën “nordike”, ne po i bëjmë një shërbim vetes dhe mjedisit.
Dieta nordike përfshin ushqim të plotë, të vërtetë dhe produkte shtazore me cilësi të lartë, por vë më shumë theks në ushqimet bimore dhe prodhimet e detit të egër sesa tek mishi.
Një studim i Departamentit të Bujqësisë të SHBA 2010, zbuloi se boronicat e egra kanë dy herë më shumë antioksidantë sesa boronicat e rritura në fermë, e cila është një nga arsyet pse dieta nordike potencon marrjen e ushqimeve “të egra”.
Përbërës të tjerë të dietës nordike përfshijnë elbin, perimet rrënjë, vajin e kanolës dhe bishtajoreve, si dhe peshq të yndyrshëm si salmoni dhe skumbri, transmeton portali arbresh.info
Përfitimet shëndetësore janë të shumta: një numër i madh studimesh tregojnë se kjo lloj diete ul presionin e gajkut dhe përmison shëndetin e zemrës, por gjithashtu shkrin edhe kilet e tepërta.
Përveç të gjitha përfitimeve shëndetësore që njihen prej vitesh – qëndrueshmëria dhe rritja e ndërgjegjësimit mjedisor ka ndikuar në rritjen e popullaritetit të kësaj diete. Revista Vogue tregon se konsumatorët gjithnjë e më shumë janë të prirur drejt përbërësve të freskët, duke u përpjekur të hanë më shumë ushqim nga burimet lokale për shkak të freskisë, por edhe sepse ata po bëhen më të vetëdijshëm për ndikimin e tyre në mjedis dhe idenë për të ngrënë më afër natyrës./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...