Karantinë në jaht: Tajlanda bëhet gati për turistë

07:19 | 9 Mars 2021
Trina Galanxhi

Vizitorët në Tajlandë tani mund të kalojnë karantinën e tyre të detyrueshme dy-javore të koronavirusit në një jaht.

Qeveria shpreson që iniciativa e re do të sjellë 58 milion dollar të ardhura nga turizmi i jahteve, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info

Masa ka për qëllim ringjalljen e industrisë së turizmit, e cila u godit rëndë nga pandemia.

Në janar, Tajlanda po mendonte që turistët të karantinoheshin nëpër hotele, ku do të mësonin të luanin golf.

Kombi i Azisë Juglindore mbështetet shumë tek turistët, por i ndaloi ata vitin e kaluar për të kufizuar përhapjen e virusit.

Shpallur të hënën, programi i karantinës së jahteve do të lejojë vizitorët me një test negativ të koronavirusit të kalojnë kohën e tyre në bordin e një jaht ose anijeje të vogël lundrimi në Phuket.

Për shkak të pandemisë, numri i turistëve në Tajlandë ra nga 50 mijë njerëz në ditë.

Programi tashmë ka filluar të pranojë jahte për një provë, dhe rreth 100 jahte pritet të marrin pjesë.

Udhëtarëve u kërkohet të mbajnë një rrip dotë që do t’i monitorojë ata, me të cilën do të matet edhe temperature dhe presioni i gjakut, si dhe do të tregohet vendndodhja.

Pajisja mund të transmetojë informacion edhe në det, brenda një rreze prej 10 km, tha qeveria.

Duke ndaluar turistët e huaj në mars të vitit të kaluar, Tajlanda ka rihapur gradualisht kufijtë e saj që nga tetori.

Javën e kaluar, ministri i turizmit i Tajlandës tha se ai do të propozonte një plan për të huajt për të ndërmarrë karantinë në zonat e njohura turistike, duke përfshirë vendpushimet në plazh./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme