Deputeti gjerman i partisë së kancelares gjermane Angela Merkel ka dhënë dorëheqje.
Nicolas Loebel vendosi ta bëjë këtë nën presionin e kolegëve të tij të partisë pas zbulimit që kompania e tij përfitoi nga prokurimi i maskave në fillim të pandemisë, transmeton portali arbresh.info
Nicolas Loebel më parë njoftoi se do të jepte dorëheqje në gusht, pak para zgjedhjeve në Gjermani, por ai është përballur me kritika të vazhdueshme nga kolegët e tij, sidomos nga bashkëpartiakët, të cilët besojnë se skandali që lidhet me të mund të ketë ndikim te votuesit në zgjedhjet që do të mbahen këtë fundjavë në dy rajone.
E përjavshmja gjermane Spiegel raportoi se gati 20 deputetë ishin të përfshirë në çështje të ngjashme, megjithëse nuk është deklaruar nëse mund të kishin ndonjë përfitim financiar.
Guvernatori i shtetit federal të Nordrhein-Ëestfalen, Armin Lachet, pasardhësi i mundshëm i Angela Merkel si kancelar në shtator, u bëri thirrje deputetëve që u përpoqën të përfitonin nga pandemia që të largohen menjëherë nga parlamenti./arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...