Ish-ministri i Jashtëm dhe deputet i PS-së, Ditmir Bushati është përjashtuar nga Edi Rama nga listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit.
Mes 160 emrave në listë nuk u përmend emri i Bushatit. Më herët është raportuar për një debat mes dyshes, teksa përjashtimin e tij, Edi Rama e paralajmëroi pasdite, kur tha se;
“Në këtë betejë “ylli” është skuadra, unë flas vetëm për skuadrën. Nuk flas për individin. Skuadra e PS-së është shumë më tepër se skuadra e deputetëve.
Kështu që besoj që të gjithë kanë shumë për të dhënë, edhe ata që kanë marrë më shumë kanë për të dhënë më shumë me siguri.
Jam i bindur që pjesa më e madhe kështu do të bëjë, shpresoj që të gjithë të bëjnë kështu. Ka një kohë për të marrë ka edhe një kohë për të dhënë” tha Rama./albeu/
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...