Italia vendi i gjashtë në botë që ka mbi 100 mijë të viktima nga coronavirusi

19:00 | 8 Mars 2021
A. B.

Numri i të vdekurve nga Covid-19 në Itali arriti në 100 mijë.

Kjo shifër e bëri Italinë vendin e gjashtë që ka arritur këtë rezultat, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, shkruan Cnn transmeton portali arbresh.info

Të dhënat e Ministrisë Italiane të Shëndetësisë treguan se vendi regjistroi edhe 318 vdekje të tjera në 24 orët e fundit, e cila e dërgon totalin gjatë pandemisë në 100,103.

Kryeministri Mario Draghi kujtoi të hënën se si një vit më parë, më 10 mars, Italia ishte vendi i parë perëndimor që deklaroi një Zonë të Kuqe me masa të forta bllokimi.

Ai tha se vendi po sheh një rritje të numrit të rasteve. Ministria Italiane e Shëndetësisë tha javën e kaluar se edhe varianti britanik është duke u përhapur. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme