SHBA-të po përgatisin hakmarrjen ndaj Rusisë: Do të jetë një mesazh i fuqishëm për Vladimir Putinin

17:17 | 8 Mars 2021
A. B.

SHBA-të po përgatiten t’i dërgojnë një mesazh të fortë shtetit rus në formën e një serie sulmesh kibernetike që synojnë rrjetet ruse.

Administrata e presidentit Biden po përgatitet të kryejë një seri sulmesh kibernetike drejtuar rrjeteve ruse, në shenjë hakmarrje që synon dërgimin e një mesazhi të qartë drejt Moskës, shkruan “New York Times”, transmeton portali arbresh.info

Duke cituar zyrtarë të njohur me operacionin e njoftuar, ky medium shkruan se “seria e veprimeve sekrete” të drejtuara kundër Rusisë pritet të fillojë gjatë tre javëve të ardhshme dhe se qëllimi i këtyre sulmeve kibernetike është që të jetë i dukshëm për presidentin rus, Vladimir Putin dhe shërbimet e inteligjencës ruse. por jo për pjesën tjetër të botës.

Sulmi ka të ngjarë të përputhet me sanksionet e reja ekonomike kundër Rusisë, si dhe vendimin ekzekutiv të Bideniy që synon forcimin e sigurisë së rrjeteve të qeverisë amerikane.

Sulmet kibernetike të lartpërmendura, të cilat mund të fillojnë në të vërtetë në çdo moment kundër Rusisë, janë në fakt përgjigja amerikane ndaj sulmit të hakerëve SolarWinds, me të cilin qeveria amerikane lidh Rusinë. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme