Jep dorëheqje Izet Mexhiti

16:56 | 8 Mars 2021
A. B.

Deputeti i BDI-së Izet Mexhiti sot e ka njoftuar kreun e Kuvendit se ai jep dorëheqje nga funksioni “Koordinator i grupit parlamentar të BDI-së”.

Njoftimin për dorëheqjen e tij e bëri përmes një postimi në Facebook. Mes tjerash, në njoftimin e tij nënkuptohet se dorëheqja e tij vjen si pasojë e përplasjeve brendapartiake mes tij dhe Artan Grubit.

Mexhiti thotë se do të vazhdojë mandatin e deputetit, gjithmonë duke u udhëhequr nga politikat dhe idealet e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti.

” I nderuari kryetar i Kuvendi të Republikës së Maqedonisë së Veriut , z.Talat Xhaferi, më lejoni, që si koordinator i grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim, të shpreh përgëzimet e mija sinqerta, për rolin e juaj më se konstruktiv dhe angazhimin e pakontestueshmë tuaj, që gjithmon ka rezultuar me një efikasitet në punën e organit më të lartë ligjëdhënës të RMV-së si dhe ka sjellë vlera të shtuara demokratike në shtëpinë e demokracisë. Përndryshe, ajo, demokracia, gjithmon jo vetëm ka lejuar por dhe ka promovuar dhe inicuar debatin dhe me këtë edhe mendimin ndryshe, jo vetëm në shoqëri dhe në tempullin e demokracisë parlamentin republikan, por madje edhe në suaza të një subjekti politik. Unë, gjatë këtyre 20 vjetë të jetës aktive politike, gjithmon kam dëshmuar se jam përkrahës dhe mbrojtës, pa asnjë mëdyshje në vete, të dy parimeve kryesore të demokracisë: zërit të mendimit lirë dhe forcës së zërit të shumicës së elektoratit. Mendimi ndryshe është më se i shëndoshë për një shoqëri demokratike ndërsa forca e zërit të shumicës elektorale është determinant kryesor i konceptualitetit të demokracisë dhe atë në të gjitha nivelet. Për këtë shkak, duke qëndruar denjësisht pas këtyre principeve kredibile, duke mbetur fuqishëm pas qëndrimeve personale, tani më shpesh të shprehura në opinion, se në subjektin të cilit i përkas prej në ditët e para të themelimit të tij si, po ndodhin zhvillime të cilat në asnjë mënyrë nuk mund të jenë në favor të forcës më të madhe politike të shqiptarëve të RMV-së dhe që është edhe më e rëndësishme, as në favor të liderit të pakontestueshëm të shqiptarëve , kryetarit z. Ali Ahmeti, si dhe duke dëshiruar mos krijimin e hutisë edhe tek ndonjë kolegë i im në Kuvend, e nga ana tjetër, me intencë të dhënjës së hapësirës veprimit tim për elaborim më të dënjë të qëndrimit pas të cilit fuqishëm qëndroj, ju informoj se tërhiqem nga pozita e koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së. Vazhdoj të mbetem gardian i politikave dhe idealit të kryetarit Ali Ahmetit si dhe zëri i votuesit të BDI-së, i cili në të gjitha ciklet zgjedhore ka dhënë armën më të fortë në duart tona, për të realizuar atë që kemi premtuar dhe jemi zotuar para tyre. Ky ka qenë dhe do të mbetet ideali im dhe jo pozitat dhe privilegjet personale.Me respekt, Izet Mexhiti” ka shkruar Mexhiti në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Kësaj dorëheqje i paraprijnë problemet brendapartiake që po zgjasin me muaj. Mexhiti disa herë ka kritikuar zëvendëskryeministrin Artan Grubi duke kërkuar llogari për funksionin që e mbanë Grubi dhe për punët që i/nuk i ka kryer që kur është emëruar si njeriu i dytë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Problemi nuk u tejkalua as me ndërmjetësimin e Ali Ahmetit pas mbledhjes maratonike që u mbajtë në Reçicë para 1 jave.

Mexhiti para ca kohësh pati paralajmëruar edhe interpelancë ndaj zv/kryeministrit Artan Grubi.

Почитуван претседател на Собранието на Република Северна Македонија, г-дин Талат Џафери,

Ве известувам дека се…

Posted by Izet Mexhiti on Monday, 8 March 2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme