Google ADS

OBRM-PDUKM pyet nëse familja e ministrit Filipçe shpërndan coronavirusin të llojit afrikan

16:37 | 8 Mars 2021
A. B.

OBRM-PDUKM sot nëpërmjet një njoftimi i bën thirrje ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe që “të përgjigjet nëse gjyshi i tij, dr. Jordanço Saveski ka qenë në Zanzibar me të infektuarit e llojit afrikan të coronavirusit dhe nëse ka shkuar në karantinë”.

Nga partia opozitare maqedonase i bëjnë thirrje Filipçes nëse familja e tij është shpërndarës e coronavirusit ashtu siç ishte Caca Biljanovska.

“Përderisa populli mundohet me COVID-19, mijëra vdiqën, ndërsa familja e Filipçes po shëtit nëpër destinacione luksoze”, thonë nga kjo parti.

Ata pyesin ministrin se ku janë vaksinat dhe se populli pret të vaksinohen./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme