“Është propozuar që ora policore të zgjasë dy javë, sa një cikël epidemiologjik, atëherë kur presim të ketë rezultate të vërteta. Ndoshta do të ketë ndryshim të këtij rekomandimi”.
Këtë sot e tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili arsyetoi rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Infektive, që prej të mërkurën nga ora 22:00 deri 05:00 të ketë orë policore në të gjithë territorin e vendit.
“Është e qartë që numri i rasteve të reja është rritur. Incidencë më të madhe ka në Shkup, Kavadar, Negotinë, Prilep dhe Ohër. Kjo do të thotë se mund të ketë dyndje të pacientëve në spitale. Në Kavadar është mbushur plotësisht departamenti infektiv dhe ka filluar me punë spitali modular”, tha Filipçe.
Ai shtoi se përveç orës policore, për momentin nuk do të rekomandojnë masa të tjera, duke iu referuar shtyrjes së mundshme të regjistrimit të popullsisë./Telegrafi/
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...