Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka uruar 8 marsin.
Përmes një postimi në facebook, më foton e motrës së tij Besartës, Jashari ka shkruar se 8 marsi, dita e gruas, simbolizon përpjekjet e palodhura të grave për të pasur një̈ pozitë më të avancuar në shoqëri, raporton arbresh.info
Postimi i plotë:
Urime dita e gruas të gjitha nënave e motrave shqiptare!
8 marsi, dita e gruas, simbolizon përpjekjet e palodhura të grave për të pasur një pozitë më të avancuar në shoqëri. Kjo datë historikisht shënon punën që kanë bërë gratë për t’u bërë pjesë e vendimmarrjes, duke u ballafaquar në anën tjetër me trysninë që i’u është bërë nga vetë shoqëria patriarkale.
Edhe pse duke qenë pjesë e një shoqërie që nuk i kanë respektuar sa duhet të drejtat e grave shqiptare, gratë përsëri ja kanë dalur të mposhtin çdo paradigmë të krijuar nga vetë shoqëria.
Kur përmendim kontributin e grave në shoqëri nuk mundemi kurrsesi të mos përmendim e nderojmë nënën Terezë, humanisten me zemër të madhe për të cilën flet e gjithë bota, nenën Zahide të Adem e Hamëz Jasharit bashkë me gratë tjera e vajzat e familjes sime që qëndruan afër e ndihmuan burrat deri në rënie, nënën Aze Brahimaj e nënën Rukë të Shkelzen e Luan Haradinajt, të cilat rriten trima e trimëresha që nuk kursyen as jetën për atdhe, heroinat Shotë Galicen, Xhevë Lladrovcin, Salë Jasharin, nënën Ferdonije Qerkezi, heroinën time Besarten, Saranda Bogujevcin të cilat mbijetuan falë zotit dhe shumë e shumë nëna e motra shqiptare që luftuan e sakrifikuan për Lirinë e Kosovës dhe kështu dëshmuan se dallimet gjinore në shoqëri nuk duhet ekzistuar.
Në këtë ditë feste, kurajo për Vasfije Krasniqin dhe gratë e dhunuara nga ushtria mizore serbe.
Sot kemi kampionen botërore në xhudo, xhudisten Majlinda Kelmendi, këngëtaret Rita Ora, Dua Lipa, artisten Arbnora Fejza Idrizi, regjisoren Blerta Basholli si dhe shumë e shumë gra të tjera që me punën e tyre ngritën flamurin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Jam i vetëdijshëm që si pasojë e mentalitetit patriarkal gratë nuk e kanë pasur vendin e merituar në shoqëri, ato shpesh janë privuar nga të drejtat themelore si shkollimi, e drejta e pronësisë, trashëgimisë, punës, pjesëmarrjes në jetën politike e shoqërore, por falë angazhimit të palodhshëm të grave dhe të institucioneve sot kemi arritur që të shënojmë hapa pozitiv në arritjen e barazisë gjinore në shtetin tonë.
Sot në Komunën që unë udhëheq, gratë janë pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes institucionale, pjesë e udhëheqjes së drejtorive përkatëse.
Sot po ashtu kemi gra në pozita udhëheqëse në Komunë, institucione shkollore dhe të tjera vendimmarrëse në nivelin lokal.
Si komunë gjatë qeverisjes sime kemi rritur dhe do të rrisim në vazhdimësi përkrahjen për gratë e margjinalizuara, gratë që kërkojnë përkrahje nga komuna, gratë që ballafaqohen me dhunë dhe probleme tjera në familje etj, përmes granteve e trajnimeve të ndryshme.
Pjesëmarrja e grave në të gjitha sferat është jetike, andaj përkrahja ime si kryetar komunë, nuk do të mungoj asnjëherë. Bashkë me ju në vazhdimësi do të bëjmë përpjekje dhe punë që gratë të avancohen dhe të jenë në pozitën e duhur në shoqërinë tonë.
Urime!/arbresh.info/
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...