Italia ka forcuar kufizimet në disa rajone për shkak të rritjes së numrit të koronavirusit.
Shumë shkolla do të mbyllen përsëri duke filluar nga sot dhe restorantet në zonat e prekura nuk do të hapen për klientët.
Rajoni turistik jugor i Kampanjas, që përfshin Napolin dhe bregdetin amalfitan, tani është rajoni i tretë i vendit me 60 milionë banorë që bëhet një zonë e kuqe me masat më të rrepta, siç përcaktoi të premte Ministria italiane e Shëndetësisë.
Deri më tani Bazilikata në jug dhe rajoni i vogël i Molizes janë zona të kuqe.
Në këto zona të gjitha shkollat duhet të mbyllen dhe njerëzit duhet të lënë shtëpitë e tyre sa më rrallë që të jetë e mundur.
Që nga vjeshta e vitit 2020, qeveria italiane ka ndarë rajone në zona të ndryshme të koduara me ngjyra, në luftën e saj kundër pandemisë.
Midis këtyre është Veneto në veri.
Lombardia, ku jetojnë rreth 10 milionë banorë, tashmë i përket zonës me rrezik të mesëm.
E njëjta gjë vlen për rajonet e Toskanës dhe Umbrias.
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’