Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka marrë pjesë në shënimin e 8 Marsit- Dita Ndërkombëtare të Gruas, aktivitet ky që është mbajtur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Me këtë rast është bërë nënshkrimi i marrëveshjeve me përfitueset e bizneseve të vogla të Grave nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike 2021-Masa 4, Faza e dytë.
Hoti tha se mbështetja për gratë do të jetë e vazhdueshme në mënyrë që ato të krijojnë pavarësi e qëndrueshmëri.
Duke uruar 8 marsin, Ditën Ndërkombëtaret të Gruas, Hoti ka falënderuar ato për kontributin e pashembullt në familje e shoqëri.
“Është ditë kur shprehim mirënjohjen për kontributin e grave. Jemi përballë një situatë të vështirë të pandemisë dhe kemi parë që këto norma ndikojnë në jetën e grave dhe vajzave. Ky është kontribut i jashtëzakonshëm për ata që marrin këto shërbime brenda familjes. Pandemia ka ndikuar të bizneset e vogla dhe rrjedhimisht kanë pësuar më shumë nga kjo pandemi”.
“Ne kemi rivlersuar prioritet në kuadër të kapacitete për të mbështetur ekonominë dhe t’i targetojmë grupet e grave në biznes. Atëherë patëm ndarë 2 milion euro. Ne kemi siguruar vazhdimësinë e edukimit për 6 948 fëmijë. Institucionet tjera kanë ndihmuar gratë në biznes rreth 400 mijë euro ministrisë e Tregtisë”.
Ai më tej ka bërë të ditur, se kanë ndarë mjete për 10 strehimore të grave.
“Kjo do të vazhdojë edhe më tutje që të fuqizojmë gratë në ekonomi dhe ta eliminojmë dhunën ndaj tyre. Sivjet kemi dizajnuar masa 4.1 milionë euro shkon në dy drejtime. Ne sot nënshkruajmë disa prej aplikimeve që janë bërë duke i shpallur përfituesit e fazës së dytë. Po e përmbyllim këtë program ku sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, Kosova është në mesin e 15 vendeve që kishte masa për sigurimin e grave”./eo/
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Granti prej 100 mijë eurosh, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës