Google ADS

Luljeta Bozo tregon pse pranoi të kandidojë për deputete

01:22 | 8 Mars 2021
Trina Galanxhi

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama propozoi që Luljeta Bozo të jetë një nga kandidatet për deputete në listat e PS në zgjedhjet e 25 prillit, propozim ky i cili u pranua nga kjo e fundit.

Në një intervistë për “News24”, Bozo se dy arsyet pse pranoi propozimin e kryeministrit. Ajo tha se ishte vlerësimi i bërë nga Rama dhe dëshira e njerëzve që ajo t’i përfaqësojë në Kuvend.

Bozo thotë se nuk ka frikë nga jeta parlamentare, edhe pse e di se do jetë më e vështirë dhe do ketë më shumë vështirësi.

“Thashë po. Në fakt erdhi njëçik si i papritur. Nuk ishte, s’më kishte shkuar në mendje të isha kandidate në Kuvend. E dyta edhe njëçik papritur, kisha një si detyrim qytetar pas tërmetit, kam pasur një detyrim dhe falenderim nga shumë njerëz që më uronin jo vetëm falenderimin për qetësinë gjatë tërmetit, uronin të kenë njerëz si ju që të na drejtojnë. Është dëshirë e gjerë e njerëzve që s’i njoh, dhe vlerësimi shumë i madh. E pranova me njëfarë hezitimi, s’jam pranuar me këto gjëra. Mendoj se jet ado vazhdojë me të njëjtin ritëm. Do jeni disa detyra të reja, unë punoj gjithë jetën. S’kam bërë ndonjëherë jetë parlamentare, s’më tremb. Do jetë angazhimi dhe përgjegjësia më e madhe. Në parlament s’do flasësh kodra pas bregut. Por për një grup të gjerë, probleme të njerëzve. Të shikoj cilat janë drejtimet në të cilët do zhvillohet vendi, se ajo është detyra e qeverisë. Themi për zhvillim brenda mandatit dhe njëçik më larg. Të hartohen ato ligjet që jerëzit të punojnë dhe jetojnë në Shqipëri. Nga librat nuk heq dorë. Po shkruaj një libër teknik. Kam vite që e mendoj, kam mbledhur shumë materiale. Unë jam si miu i bibliotekës, se studioj gjithë ditën. Mendoj se do jetë një ndihmë e mirë për inxhinierët e ndërtimit .Pandemia më ka munguar njëçik se s’mund të shkoj në insitutcionet që mund të marr këto. Jemi të kufizuar. Jo vrap jo. Jam prerë, një njeri që punon gjithë ditën, gjithë kohën. Me shumë ndershmëri, shumë dashuri. Leku për mua është i fundit.”- tha Bozo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme