Çfarë ndodh me trupin tonë nëse rrimë ulur shumë çdo ditë

23:21 | 7 Mars 2021
Trina Galanxhi

Rri shumë në shtëpi, në punë, nuk lëviz? Ju rrezikoni trupin tuaj në shumë mënyra.

Të shikuarit television, të qëndruarit ulur pranë TV-së, lojërat e ndryshme janë gjëra që i bëjmë ulur.

Qëndrimi i gjatë ulur çon në ankth të brendshëm, ankth, gjumë të dobët, metabolizëm të dobët dhe izolim shoqëror, transmeton portal arbresh.info

Kjo sjellje dërgon edhe drejt dhimbjes së shpinës, qafës, duarve dhe këmbëve.

Bëni kujdes kur kaloni orë të tëra para një kompjuteri,  është e rëndësishme që lartësia e ekranit të jetë në nivelin e kokës. Nëse ekrani është më i lartë ose më i ulët, duhet të ulni ose ngrini kokën për shkak të pamjes.

Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë është rrezik edhe për mpiksje të gjakut. Një mpiksje mund të shfaqet në kofshë ose këmbë, dhe nëse formohet në venë mund të udhëtojë në zemër dhe mushkëri dhe të krijojë një emboli pulmonare duke shkaktuar gulçim, dhimbje gjoksi, dhe në disa raste, një rezultat tragjik.

Ekspertët nga Klinika Mayo vlerësojnë se humbasim afërsisht dy orë jetë për çdo orë që ulemi. Ata e konsiderojnë uljen më të rrezikshme se cigaren.

Prandaj, siç këshillojnë punëtorët shëndetësorë, më shumë lëvizje, ecje, aktivitet fizik, shtrirje ndihmojë shumë për të përmisuar shëndetin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme