Përkundër se jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, reperi G4shi, nuk harron asnjëherë rrënjët e tij.
Ai tashmë në shumë nga intervistat ka potencuar se ndihet krenar që është shqiptar dhe me prejardhje nga Kosova, shkruan portali arbresh.info
Atij iu kërkua nga fansat që ta publikonte një këngë në stilin “drill” dhe duket se ai po ua plotëson këtë dëshirë atyre.
Së fundmi Gashi ka ndarë një video në Instagram ku shihet në studio muzikore teksa në prapaskenë dëgjohet një këngë me motive kombëtare.
“Kosova e Madhe, vjen së shpejti”, u shpreh G4shi.
G4shi gjatë vitit që lamë pas ka qenë shumë aktiv me prurje të reja muzikore e po ashtu solli edhe albumin “1984”. /arbresh.info/
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...