Google ADS

Autobusët bien në mina, 18 të vdekur

18:02 | 7 Mars 2021
A. B.

Të paktën 18 civilë u vranë kur dy autobusë ranë në mina afër qytetit të Salamis në provincën siriane Hama, raporton televizioni El Ihbariya.

Sipas agjencisë ruse TASS, disa persona u plagosën rëndë në aksident.

Sipas informacionit paraprak, minat ishin vendosur nga anëtarët e të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Më 24 shkurt, ushtria siriane zmbrapsi sulmin e Shtetit Islamik në shkretëtirën siriane dhe me atë rast, nëntë ushtarë u vranë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme